Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) ka konfirmuar në detyrë gjyqtaren e Lezhës, Elsa Ulliri. Trupa gjykuese kyesphej nga Roland Ilia, me anëtare Pamela Qirko dhe relatore Etleda Çiftja.
Gjatë seancës dëgjimore, komisioni nuk evidentoi probleme as me pasurinë, as në pastërtinë e figurës dhe as në profesionalizimin e gjyqtares Ulliri.
Elsa Ulliri i përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2014 dhe ushtron funksionin e gjyqtares në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor, Lezhë.