To top
20 Qer

Sekretet e bukurisë së Meghan Markle…

Meghan Markle shquhet për elegancën dhe linjat e saj perfekte 1.71 e gjatë, dhe peshon vetëm 50 kilogramë. Madje kohët e fundit ajo është kthyer një pikë referimi për stilin, elegancën dhe kujdesin që tregon për veten. Fillimisht kur e shohim duket se po investon shumë para për dukjen e saj fizike, por dukesha e bukur ka një recetë të thjeshtë për të mbajtur linjat e saj. Për imazhin e saj, ajo praktikon joga dhe ha gjithmonë të njëjtën gjë. Megjithatë, ajo nuk ndan ne dieten e saj dhe një gotë verë dhe patate të skuqura të preferuara, thotë “Telegraf”. Atëherë si arrin të mbajë këtë peshë?! Megan Markle praktikon një mënyrë jetese të shëndetshme, stërvitet, praktikon joga, por dieta e saj është ajo që e ndihmon më së shumti për të mbajtur një figurë elegante. Rregulli i saj kryesor është që menjëherë pas zgjimit të pijë një gotë ujë të ngrohtë me limon. Ndihmon trupin të zgjohet dhe të rimbushet. Ky ritual standard kryhet çdo ditë nga shumë personazhe të famshme të Hollywoodit.

 

Megan nuk e neglizhon kurrë mëngjesin. Për drekë ha sallatë dhe pak proteina, mish, peshk, ushqime të pjekura në skarë pa vaj, kurse për darkë makarona ose biftek me salcë kungulleshe me pak kalori.

Dukeshës i pëlqen të gatuajë dhe ka një recetë të veçantë për darkën e saj të zakonshme: Kungullin e njomë e prenë në kubikë të imët dhe e ngrohur në një tigan, pa vaj. Kur kungulli i njomë të jetë skuqur dhe i butë, e ndez blenderin dhe do të përftojë një salcë që është mirë për t’u kombinuar me të gjitha produktet ose për t’u ngrënë individualisht si pjatë më vete.

Menyja ditore:

Mëngjesi: Bollgur me banane dhe mjaltë ose shurup panje ose puding me fara chia

Dreka: Sallatë me perime dhe një copë peshk (mish) ose fasule

Meshujta: Një mollë jeshile, bajame ose perime dhe fruta

Darka: Makarona me kungull i njomë dhe parmixhan dhe një gotë verë e kuqe

Frigoriferi i saj përmban gjithmonë humus, karota, drithëra, qumësht bajame dhe pulë. Megjithatë, kur i vijnë miqtë e saj, ajo shijon patate të skuqura në sasi të pakufizuar dhe ushqim deti, si dhe pi edhe një ‘shake’. Është e rrallë, por gjithsesi ndodh.