Disa portale kanë aluduar ditët e fundit se në një bisedë informale Edi Rama ka sulmuar Kurtin duke thënë se do ta rrëzonte atë deri në shtator.
Po aq vitet e fundit raportet e dy kryeministriave shqiptarë nuk kanë qenë vaj. Sot teksa po zhvillohet në Prishtinë takimi mes dy qeverive, Rama i hedh dorën Albin Kurtit, një gjest që e bën shpesh për ata që e njohin profilin politik të Edi Ramës kur do të tregojë ngrohtësi.
Sot në Kosovë zhvillohet takimi midis dy qeverive, asaj të Kosovës dhe të Shqipërisë ku pritet të nënshkruhe marrëveshje të rëndësishme në Turizë, Arsim dhe Biznes.