Të gjithë e kemi parë mbështetjen e moderatores Alketa Vejsiu për këngëtaren Arilena Ara, që me pjesëmarrjen e saj në X-Factor Albania dhe më tej në rrugëtimin në muzikë madje duke u konsideruar edhe si mentorja e Arilenës.
Sot moderatorja tregoi në një postim në instagram dedikuar Arilenës ajo publikoi një vidio nga një moment shumë i bukur mes tyre duke shkruar: “ Ky përqafimi vlen sa 1000 fjalë. Më fal @arilenaaraa! Të dua❤️ Duke pritur për gjëra të bukura së bashku!”.
Në këtë mënyrë moderatorja tregoi se nuk ka asnjë mëri mes saj dhe këngëtares.
Marrëdhënia e Alketës dhe Arilenës ishte ndërprerë, që me Festivalin në RTSH, ku Alketa në atë kohë nuk ishte pro fitores së këngëtares! Por, e gjitha është hedhur tej ku ka jo vetëm paqe e dashuri në sfond…