Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) ka rrëzuar kërkesën e Agon Channel kundër qeverisë shqiptare për shkeljen e të drejtës për lirinë e shprehjes dhe për të mos u diskriminuar.
GJEDNJ konstatoi se kompania nuk i kishte shteruar të gjitha mjetet juridike vendase, pra nuk kishte paraqitur asnjë ankesë para gjykatave kombëtare, duke e bërë aplikimin të papranueshëm.
Një kanal televiziv vetëm me satelit, në vitin 2013 Agon kërkoi të merrte një licencë transmetimi dixhital mbarëkombëtar, gjë që mund ta bënte vetëm duke marrë pjesë në një konkurs të organizuar nga Autoriteti i Mediave Audio-Vizuale (AMA). Megjithatë, AMA kishte ftuar për të marrë pjesë në konkurs vetëm operatorë privatë me licencë të mëparshme, ku Agon nuk i dispononte pasi ishte krijuar vetëm në vitin 2012.
Në vitin 2014, kompania paraqiti një ankesë në AMA duke argumentuar se vendimi për ta lënë jashtë garës ishte arbitrar dhe i padrejtë.
Ndërsa ankesa kaloi pa u marrë parasysh, Agon iu drejtua Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, duke pretenduar se e drejta e saj për lirinë e shprehje dhe e drejta e saj për të mos u diskriminuar…u shkelën.