To top
19 Pri

Romanca në Orient Ekspres vazhdon!

Europa po mahnitet nga bukuria e tij, dhe ai udhëton vrullshëm drejt qyteteve më të bukura, për të lënë gjurmë kudo që shkon. U zhduk për pak kohë por nuk mund të harrohej dhe nuk mund të mos diskutohej për të, për trenin më të famshëm në histori për trenin Orient Ekspres. Një emër që frymezoi Agata Kristin ti dhuronte botës një histori trilleri dhe drame me emrin “Vrasje në Orient Ekspres”, por jo vetëm kaq. Ndër udhëtimet e saj të shumta pikerisht në këtë tren ajo njohu edhe burrin e saj të ënderrave.  Kur flas për të nuk dua ta trajtoj si objekt por si një kolos që ka parë puthjet më të bukura të dashurise, lotet e ndarjes, takime mbreslënëse mes miqsh, figurat më të dashura të botës së kinematografisë, politikës, aristokrate të cmendur, rrëfenja me prapavijë konspirative por dhe luftra dhe tragjedi të mëdha. Sa gjera ka perjetur gjigandi mbi shina dhe sa do vazhdojë të perjetojë ende.

 

Aventura

Ai nisi rrugëtimin e tij të parë në 4 tetor të vitit 1883 nga Parisi drejt Stambollit një udhëtim që u perfol gjatë nga skeptiket e kohës. Gjigandi mbi shina udhëtonte drejt 29 qyteteve të dryshme duke e bërë udhëtimin më të thjesht dhe magjik. Linja e kohes lidhte Londrën me Parisin, Madridin, Lisbonën, Romën, Stambollin, Athinën, Damaskun, dhe Teheranin. Imagjinoni tani se si mund te ishte një udhëtim që niste me përrallën e Esmeraldës nga katedralja e Notredam dhe përfundonte mes yjeve e netëve të gjata të Sherezades. Por ai nuk ishte thjesht një tren. Ai ishte nje hotel me 5 yje që levizte në cdo anë pa përtesë.

Treni i aristokrateve

Familjet mbretërore të kohës kurrë nuk shiheshin aq shumë bashkë sa në Orient Ekspres, duke i dhënë në atë kohë edhe nofkën treni i mbretërve. Ai pa dhe kohë të zymta me sy, si luftra dhe spiunë që udhëtonin në të. Vetë Mata Hari e famshme e shkeli disa herë në përpjekjet e saj për ti shërbyer historisë së spiunazhit. Lufta e Parë Botërore e paralizoi disi per tja shkurtuar intenerarin por ai u kthye sërish më madhështor se kurrë. Vitet 20 e rikthyen në simbolin e modës te lluksit por dhe të spektakleve me figurat më të njohura të kohës. Pak më vonë një tjetër ngjarje do e trembte gjigandin e shinave. Një sulm me dinamit i trazoi shinat e tij në Hungari në pranveren e vitit 1931. Disa vagone u shkëputen dhe sollën tragjedinë e tij të parë duke parë viktima e të plagosur.

 

Zbehja e shkëlqimit

Megjithatë gjunjëzimi i erdhi gjatë Luftes së dytë Boterore. Kontrastet mes Europes lindore dhe asaj perendimore i shkatërruan udhëtimin e bukur. Jo të gjithë ishin dakort ta shihnin trenin lluksoz tu kalonte para syve. Në këto vite pas luftës shkelqimi i humbi, dhe udhetarët e tij nuk ishin më te rrallë por kliente të zakonshëm që vraponin të linin me shpejtësi vendet komuniste dhe të kalonin në Europen perëndimore. Orient Ekspres e humbi vëmendjen por kurrë sharmin edhe pse mbi qiell kishin filluar të fluturonin avionet dhe ti rrembenin udhëtaret. U përpoq shumë të rezistonte por vendosi që ne vitin 1977 të binte në gjumë të thellë duke kryer në ate kohe sic u tha udhëtimin e fundit, por jo kjo nuk do te ishte e vërtetë.

 

 

Rikthimi i gjigandit mbi shina

Orient Ekspres do rikthehet sërish mbi shina nga viti 2023 dhe endrrave te mia në sirtar i është shtuar edhe një udhetim me të. Lufta e shkeputi nga Italia por pas 50 vitesh te gjata ai do të rikthehet edhe ne vendin fqinj. Ndalesa me pikante në Gadishullin Apenin do të jetë Venecia. Do të prekë edhe bukuritë e Kroacisë. Do të përshkruajë këtë herë 14 rajone te ndryshme, dhe 130 qytete por gjithcka do të jetë si më parë do të nisë nga Parisi rrugëtimin për ta mbyllur ne Stamboll. Pamja e tij këte herë do jetë më madheshtore, edhe pse disa vagona tregojne luksin e diteve të sotme, kompania ka siguruar që disa të tjerë të jenë ashtu sic ishte ai në ditet e tij më të lavdishme. E padiskutuar që përsëri do jetë në gjendje të prekë zemra e të bëhet kryefjalë në cdo vend ku do të udhetojë dhe pse jo ti dhurojë kinematografisë një tjetër film madhështor si ai i vitit 1985 “Romance në Orient Ekspres”.

 

K.Bufi