Kjo është nata më e keqe në jetën e Cristiano Ronaldos. Futbollisti portugez ka njoftuar se një nga binjakët e tij të porsalindur ka ndërruar jetë. Lajmi është dhënë me anë të një postimi në rrjetet sociale.
Postimi:
Me dhimbje të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të djalit tonë.
Është dhimbja më e keqe që çdo prind mund të ndjejë. Vetëm lindja e vajzës sonë na jep forcën për ta jetuar këtë moment me pak shpresë dhe lumturi.
Dëshirojmë të falënderojmë mjekët dhe infermierët për gjithë kujdesin dhe mbështetjen që na kanë dhënë.
Ne jemi të shkatërruar dhe kërkojmë privatësi në këtë kohë të vështirë.
Djali ynë, ti je engjëlli ynë. Ne do të të duam përgjithmonë.