Jennifer Lopez dhe Ben Affleck vizitojnë rezidecën luksoze ikonike në Kaliforninë Jugore, një pronë e ndërtuar nga manjati televiziv Aaron Spelling dhe gruaja e tij Candy.
Çifti i sapo fejuar, 52 dhe 49 vjeç, u panë së bashku në pronën masive, e cila është në shitje me një çmim prej 165 milionë dollarësh, të quajtur dikur ‘Spelling Manor’ në periferi të Los Anxhelosit në Holmby Hills, një zonë ku banojnë personazhë të famshëm përfshirë Kylie Jenner. Çifti duket se është në kërkim të shtëpisë së tyre të re dhe prej disa ditësh janë duke vizituar prona të shumta.
Kjo vjen vetëm disa ditë pasi Ben dhe Jennifer ndanë lajmin për fejesën e tyre të dytë, në buletinin e JLo, të shkruar për fansat e saj.
Prona – tani e referuar në Manor – është e listuar me një çmim sa trefishi i shtëpisë së tyre të fundit.
Prona e quajtur dikur ‘Spelling Manor’ u ndërtua gjatë disa viteve nga prezantuesi i ndjerë televiziv Aaron Spelling dhe gruaja e tij Candy Spelling dhe u përfundua në vitin 1990.
Pajisjet përfshijnë një rrugicë bowling, një kinema, fushë tenisi, sallon flokësh dhe një kombinim pishinë dhe xhakuzi.
Gjatë kësaj daljeje, artistja u shfaq me një pulovër kremi, të prerë, të thurur. Ajo tregoi gjithashtu barkun e saj të tonifikuar, që zbulohej nga bluza asimetrike.
Jennifer kishte veshur edhe një palë pantallona të gjera, ngjyrë ushtarake, me rripa me një rrip të rrumbullakët argjendi. Ajo plotësonte look-un e saj me një palë vathë të mëdhenj rrathi, ngjyrë argjendi.
Ajo u shfaq pa grim gjatë gjithë ditës me dashurinë e saj të rindezur, duke treguar bukurinë e saj natyrale.
Nëna e dy fëmijëve mbante flokët e saj bjonde të lëshuara, teksa i binin mbi supe.