TIRANË– Për ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim këto ditë kanë qenë ditë intesive. Për të tretën ditë radhazi, ajo është parë në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, ku pas takimit që pati me kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla, me Enkelejd Alibeaj, që e njeh si kryetar të komanduar të PD-së, sot mësohet se do të takojë edhe kreun e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.
“U takuam për të diskutuar për rritjen e bashkëpunimit gjatë kremtimit tonë të njëqindvjetorit; vazhdimi i zbatimit të reformës në drejtësi, e cila mbështetet nga SHBA dhe nevoja për t’u integruar në BE, duke respektuar rolin institucional të Parlamentit”, tha Kim.