To top
10 Mar

Romanca në Orient Ekspres vazhdon!

Europa po mahnitet nga bukuria e tij, dhe ai udhëton vrullshëm drejt qyteteve më të bukura, për të lënë gjurmë kudo që shkon. U zhduk për pak kohë por nuk mund të harrohej dhe nuk mund të mos diskutohej për të, për trenin më të famshëm në histori për trenin Orient Ekspres. Një emër që frymezoi Agata Kristin ti dhuronte botës një histori trilleri dhe drame me emrin “Vrasje në Orient Ekspres”, por jo vetëm kaq. Ndër udhëtimet e saj të shumta pikerisht në këtë tren ajo njohu edhe burrin e saj të ënderrave.  Kur flas për të nuk dua ta trajtoj si objekt por si një kolos që ka parë puthjet më të bukura të dashurise, lotet e ndarjes, takime mbreslënëse mes miqsh, figurat më të dashura të botës së kinematografisë, politikës, aristokrate të cmendur, rrëfenja me prapavijë konspirative por dhe luftra dhe tragjedi të mëdha. Sa gjera ka perjetur gjigandi mbi shina dhe sa do vazhdojë të perjetojë ende.

 

Aventura

Ai nisi rrugëtimin e tij të parë ne 4 tetor te vitit 1883 nga Parisi drejt Stambollit një udhëtim që u perfol gjatë nga skeptiket e kohës. Gjigandi mbi shina udhëtonte drejt 29 qyteteve të dryshme duke e bërë udhëtimin më të thjesht magjik. Linja e kohës lidhte Londrën me Parisin, Madridin, Lisbonën, Romën, Stambollin, Athinën, Damaskun, dhe Teheranin. Imagjinoni tani se si mund te ishte një udhëtim që niste me përrallen e Esmeraldes nga katedralja e Notredam dhe përfundonte mes yjeve e netëve të gjata të Sherezades. Por ai nuk ishte thjesht një tren. Ai ishte një hotel me 5 yje që levizte në cdo anë pa përtesë.

Treni i aristokratëve

Familjet mbretërore të kohës kurrë nuk shiheshin aq shumë bashkë sa në Orient Ekspres, duke i dhënë në atë kohë edhe nofkën treni i mbretërve. Ai pa dhe kohe të zymta me sy, si luftra dhe spiune që udhetonin në të. Vetë Mata Hari e famshme e shkeli disa herë në përpjekjet e saj për ti shërbyer historisë së spiunazhit. Lufta e Parë botërore e paralizoi disi, për tja shkurtuar intenerarin por ai u kthye sërish me madhështor se kurrë. Vitet 20 e rikthyen në simbolin e modës të lluksit por dhe të spektakleve, me figurat më të njohura të kohës. Pak më vonë një tjetër ngjarje do e trembte gjigandin e shinave, një sulm me dinamit që i trazoi shinat e tij në Hungari në pranverën e vitit 1931. Disa vagonë u shkëputen dhe sollën tragjedinë e tij të parë duke parë viktima e të plagosur.

 

Zbehja e shkëlqimit

Megjithatë gjunjëzimi i erdhi gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kontrastet mes Europës lindore dhe asaj perëndimore i shkatërruan udhëtimin e bukur. Jo të gjithë ishin dakort ta shihnin trenin lluksoz tu kalonte para syve. Në këto vite pas luftës shkëlqimi i humbi dhe udhëtaret e tij nuk ishin më të rrallë por kliente të zakonshëm që vraponin të linin me shpejtësi vendet komuniste dhe të kalonin në Europën perëndimore. Orient Ekspres e humbi vëmendjen por kurrë shkëlqimin edhe pse mbi qiell kishin filluar të fluturonin avionet dhe ti rrëmbenin udhëtarët. U përpoq shumë teë rezistonte por vendosi që në vitin 1977 të binte në gjumë të thellë duke kryer në atë kohë sic u tha udhetimin e fundit, por jo kjo nuk do te ishte e vërtetë.

Rikthimi i gjigandit mbi shina

Orient Ekspres do rikthehet sërish mbi shina nga viti 2023 dhe ëndrrave të mia në sirtar i është shtuar edhe një udhëtim me të. Lufta e shkëputi nga Italia por pas 50 vitesh të gjata ai do të rikthehet edhe në vendin fqinj. Ndalesa më pikante ne Gadishullin Apenin do të jete Venecia. Do të preke edhe bukuritë e Kroacisë, do të përshkruajë këtë herë 14 rajone të ndryshme, dhe  130  qytete. Gjithcka do te jetë si më parë do të nisë nga Parisi rrugëtimin për ta mbyllur në Stamboll. Pamja e tij këtë herë do jetë më madhështore, edhe pse disa vagona tregojnë luksin e ditëve të sotme, kompania ka siguruar që disa të tjerë të jenë ashtu sic ishte ai në ditet e tij më të lavdishme. E padiskutuar që përsëri do jetë në gjendje të prekë zemra e të bëhet kryefjale në cdo vend ku do të udhetoje dhe pse jo ti dhurojë kinematografisë një tjetër film madhështor si ai i vitit 1985 “Romance ne Orient Ekspres”.

K.Bufi