Presidenti i Ukrainës ka shprehur zhgënjimin e tij në Twitter për sulmin me raketa në Qendrën Përkujtimore të Holokaustit Babyn Yar në Kiev.
Volodymyr Zelensky shkroi në Twitter të martën, duke thënë:
“Çfarë kuptimi ka të thuash “kurrë më” për 80 vjet, nëse bota qëndron e heshtur kur një bombë bie në të njëjtin vend të Babyn Yar? Të paktën pesë të vrarë. Historia po përsëritet.”
Qendra eshtë ndërtuar mbi varrin masiv më të madh në Evropë të Holokaustit, ku skuadrat e vdekjes naziste vranë më shumë se 33,000 njerëz hebrenj në hapësirën e vetëm dy ditëve në 1941.