Shpat Kasapi dhe partnerja e tij, Selvija janë bërë për herë të parë prindër. Lajmin e bëri publik pak orë më parë këngëtari përmes një postimi në Instagram, ku zbuloi se vogëlushi ka ardhur jetë në 19 janar.
Për bebushin, prindërit e rinj zgjodhën emrin Roel. Lajmin e pritjes së ëmbël, 36-vjeçari e bëri me dije në gusht të 2021-shit teksa i uronte ditëlindjen të fejuarës së tij.
Këngëtari ka folur publikisht për lidhjen e tij që në 2019-ën. Që atëherë, ka përmendur planet për fejesë dhe martesë, që u finalizuan në dhjetor të 2020-ës.