To top
6 Dhj

Gramoz Ruçi feston sot ditëlindjen e 70-të, nga urimi i Ramës tek mesazhi i Spiropalit

Ish-kryetari i Parlamentit, një prej socialistëve më të vjetër Gramoz Ruçi feston sot ditëlindjen e 70-të. Nuk kanë munguar urimet për Ruçin nga kolegët dhe miqtë e tij në këtë ditëlindje jubile, pak muaj pas shkëputjes së tij nga jeta aktive politike.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto domethënëse të Ruçit me dorë në zemër për ta uruar për ditëlindjen.

“EDHE 100💐”, shkruan Rama.

Rama Fb

Po kështu ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali e cilëson një pikë referimi për socialistët.

 

 

“100 Gramoz Ruçi! Gjithmonë vetja dhe gjithnjë i vërtetë, për familjen tonë socialiste do të jesh përherë një pikë referimi”, shkruan Spiropali.

  • foto galeri
  • foto galeri

Nuk ka munguar një urim i sekretarit të përgjithshëm të PS-së, deputetit Damian Gjiknuri, i cili thotë në mesazhin e tij se Gramozi i tha shumë familjes socialiste dhe e cilëson një figurë përbashkuese edhe në momente delikate.

“Gëzuar 70-vjetorin Gramoz 😊 Një urim i përzemërt për mikun tonë Gramoz Ruçi, një prej figurave më të rëndësishme dhe me kontribute të pashlyeshme në historinë e Partisë Socialiste të Shqipërisë.

Me urtësinë dhe mençurinë e tij, Gramozi i dha shumë familjes sonë socialiste duke u kthyer me meritë në një shtyllë të rëndësishme referimi. Një figurë përbashkuese edhe në ato momente delikate të familjes sonë politike kur kishim nevojë më shumë se kurrë për të qenë bashkë!

Edhe vendimi i vetëm pak muajve më parë për tu shkëputur nga jeta aktive politike ishte një tjetër leksion demokracie dhe pjekurie politike. Një shembull me vlerë dhe standard që duhet respektuar. Edhe 100 Gramoz!”, thuhet në urimin e Gjiknurit.

  • foto galeri
  • foto galeri

Një urim për ish-kryeparlamentarin Ruçi, një nga figurat më të rëndësishme të PS-së ka ardhur dhe nga kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla.

“GËZUAR DITËLINDJEN GRAMOZ RUÇI!🌹🥇”, shkruan ai, përbri fotos me të.

  • foto galeri
  • foto galeri

Gramoz Ruçi lindi në Tepelenë, më 6 dhjetor 1951. Studimet e larta i kreu në Institutin e Lartë Pedagogjik, dega Bio‐Kimi. Nga viti 1971 deri në vitin 1978 ka ushtruar profesionin e arsimtarit.

Z.Ruçi e ka nisur në vitin 1978 ku deri në vitin 1991 ka qenë nëpunës në organet partiake dhe shtetërore.

Në periudhën shkurt‐qershor të vitit 1991 ka qenë ministër i Punëve të Brendshme. Që prej qershorit të vitit 1991 e deri në qershor të vitit 1996 Gramoz Ruçi ka mbajtur postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste.

Në vitet 1998‐1999 ka qenë Sekretar organizativ dhe kryetar i grupit të PS‐së.

Nga viti 2010 e në vazhdim Gramoz Ruçi ka mbajtur postin e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PS‐së dhe atë të Kryetarit të Asamblesë Kombëtare të PS‐së. Ruçi ka mbajtur gjithashtu edhe detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste. Ai ka qenë kryetar i Kuvendit në legjislaturën e fundit.

Ai ka qenë sekretar i Përgjithshëm i PS-së që prej vitit 2005.

Në qershor të këtij viti, Ruçi deklaroi dhe largimin nga jeta politike.

“Unë Gramoz Ruçi deklaroj fundin e maratonës politike, pasi çdo start ka dhe finish. Prandaj miqtë e mi, kam zgjedhur sot, të jap dorëheqjen nga çdo funksion e rol. Aq sa të më punojë mendja dhe zemra, do jem socialist, do jem gjysh i përkryer se jam 3 herë gjysh. Rroftë PS, gëzuar 30-vjetorin socialistë shqiptarë, rroftë Shqipëria.”- tha Ruçi në Kongresin e PS-së.