Pas marrjes së detyrës së re, kryeparlamentarja Lindita Nikolla është takuar me ambasdoren amerikane Yuri Kim. Sipas News24, diplomatja amerikane ka shkuar në Kryesinë e Kuvendit ku po zhvillon takimin. Nuk dihet ende tema e diskutimit por takimi vjen vetëm pak orë pas votimit të qeverisë së re në Parlament ku me 77 vota pro, deputetët i dhanë “Ok” mandatit të tretë.
Pas takimit me kryeparlamentaren Lindita Nikolla, ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar në rrjetet sociale.
Përmes një postimi në Twitter, ajo uron Nikollën për detyrën e re teksa thekson rëndësinë e plotësimit të parlamentit.
Diplomatja amerikane shkruan se është e kënaqur që sheh sërish Parlamentin më forcë të plotë, duke përfshirë dhe opozitën.
Më tej Kim shkruan se respektimi i diversitetit të pikëpamjeve dhe debati civil janë thelbësore për demokracinë.
“Kam kënaqësinë të urojë Lindita Nikollën si kryeparlamentarja e re e Kuvendit të Shqipërisë. Është mirë të shoh Parlamentin përsëri me forcë të plotë, me opozitën e pranishme dhe duke folur hapur. Respektimi i diversitetit të pikëpamjeve, debati civil dhe bashkëpunimi aty ku është e mundur janë thelbësore për demokracinë dhe llogaridhënien para votuesve” – shkruan Yuri Kim.
Ambasadorja Yuri Kim u takua mëngjesin e sotëm më kryeparlamentaren e re Lindita Nikollën. Takimi u zhvillua në kryesinë e Kuvendit.