Drejtori i EMBA HSG, Alexander Zinser ka shkruar disa fjalë për kancelaren gjermane Angela Merkel, duke e lartësuar atë në formën më të mirë të mundshme, dhe duke bërë një rezyme për punën 16 vjecare që ajo ka bërë si udhëheqëse e Gjermanisë.
Ai po ashtu ka ndarë disa pjesë interesante nga pyetjet që gazetarët ndër vite i kanë bërë gruas më të fuqishme në botë ndërsa ka shkruar se Merkel po shkon duke e lënë Gjermaninë si një vend lider në Evropë.
Alsat sjellë të plotë shkrimin e Zinser:
Duke qenë me kombësi gjermane, jam krenar për kancelaren tonë, znj. Angela Merkel. Kancelarja e parë grua e Gjermanisë, u përshkrua po ashtu si udhëheqësja “de facto” e Bashkimit Evropian dhe gruaja më e fuqishme në botë.
Angela Merkel u zgjodh nga gjermanët në vitin 2005 për të qenë kancelare e tyre. Për mbi 16 vjet ajo tregoi një shembull të shkëlqyer të udhëheqjes duke treguar aftësi, përkushtim dhe sinqeritet.
Në këto gjashtëmbëdhjetë vjet pushtet, nuk pati rebelime në vendin e saj. Ajo nuk emëroi asnjë nga të afërmit e saj në një post shtetëror. Ajo nuk pretendoi të ishte krijuese e lavdisë.
Nuk kishte shembull tjetër të reagimit të gjermanëve në gjithë historinë e vendin. Që të gjithë dolën në ballkone të shtëpive të tyre dhe duartrokitën për 6 minuta rresht. Ovacion i stuhishëm në të gjithë vendin.
Gjermania i tha lamtumirë liderit të saj, fizikante dhe kimistite kuantike, e cili nuk u tundua nga moda e fundit, nuk bleu prona të paluajtshme, makina, jahte dhe avionë privat. Ajo la postin e saj duke lënë Gjermaninë e lartësuar. Ajo largohet derisa të dashurit e saj nuk pretendojnë përfitime.
Për gjashtëmbëdhjetë vjet, ajo kurrë nuk ndryshoi stilin e veshjes së saj. E kjo u kishte rëbnë në sy edhe gazetarëve, ku në një konferencë për shtyp, mori një pyetje interesante: “Ne e kuptojmë që ju keni veshur të njëjtin kostum, a nuk keni një tjetër?”, Merkel u përgjigj: “Unë jam nëpunës civil, jo modele”.
Por nuk ishte vetëm kaq. Në një konferencë tjetër për shtyp, ajo u pyet nga një gazetarë në lidhje me mirëmbajtjen e shtëpisë së saj: “A keni një amvise që pastron shtëpinë tuaj, përgatit ushqim, etj” e përgjigja e Merkel ishte: “Jo, nuk kam shërbëtorë dhe nuk kam nevojë për ta. Burri im dhe unë e bëjmë këtë punë çdo ditë në shtëpi”.
Pastaj një gazetar tjetër pyeti: “Kush po i lan rrobat, ti apo burri yt”, Merkel u përgjigje: “Unë palosi rrobat ndërsa burri im është ai që drejton lavatriçen”.
Merkel jeton në një apartament modest si çdo qytetar tjetër. Jetonte në këtë apartament para se të zgjidhej Kancelare e Gjermanisë. Nuk e ka ndërruar kurrë atë apartament, derisa nuk zotëron asnjë villë të vetme, shtëpi, pishina apo kopshte.
Angela Merkel, kancelarja e ekonomisë më të madhe të Evropës, do të mbetet gjithmonë një shembull i shkëlqyer i lidershipit, i nxitur nga vlerat, parimet vetëmohuese, faktet dhe ndjeshmëria.
Udhëheqja nga një grua!