Shfaqja e Delta-s ka bërë që shumë vende t’i rikthehen masave gradualisht. Greqia ka rikthyer orën policore, në Francë kanë shpërthyer protestat për shkak të masave që ka rikthyer Macron në vend, Italia po diskuton orën policore dhe në këtë valë Shqipëria vazhdon të qëndrojë deri në orën 00:00 me lëvizjen e lirë dhe muzikë të ndaluar pas orës 22:00.
Në zonat turistike, bregdet kryesisht, kryeministri Rama ka thënë sot se muzika fiket në orën 23:00. Kjo edhe për të shmangur zhurmën për pushuesit, që ka qenë gjithmonë një problem, por edhe grumbullimet e mëdha. Për këdo që dëshiron të kërcejë dhe të argëtohet gjithë natën: ‘Le të organizohet në natyrë, në pika ku nuk shqetëson njeri, si në tërë botën e civilizuar turistike’, shkruan Edi Rama.
Postimi i plotë:
‘Protestë në Lungomare për muzikën? 1.Lungomare s’ka muzikë po ndotje akustike të tmerrshme ku përzihen dhjetra linja burime menjëherë 2.E drejta e atyre që duan zhurmë muzikore tërë natën nuk fiton dot mbi t? drejtën e atyre që natën duan zhurmën e detit.
3. Siç është lajmëruar, nga data 20 korrik muzika do të ndalet në 23.00 në çdo zonë turistike të banuar dhe kush do të kërcejë e të këndojë tërë natën po të dojë, le të organizohet në natyrë, në pika ku nuk shqetëson njeri – si në tërë botën e civilizuar turistike’.