Në një komunikatë të bërë pas një samiti tre-ditor në Angli, udhëheqësit e G7 kritikuan Kinën për abuzimet ndaj pakicave në rajonin e Xinjiang dhe aktivistëve pro-demokracisë në Hong Kong. Ndërsa Presidenti i SHBA Joe Biden bëri thirrje që Pekini “të fillojë të veprojë më me përgjegjësi në lidhje me normat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut”.
Kina të hënën akuzoi G7 për “manipulim politik” pasi krekrët e G7 kritikuan Pekinin rreth të dhënave për të drejtave të njeriut në Xinjiang dhe Hong Kong.
Ambasada kineze në Mbretërinë e Bashkuar u përgjigj e zemëruar dhe akuzoi G7 për “ndërhyrje”.
“Grupi i Shtatë (G-7) përfiton nga çështjet e lidhura me Xinjiang për t’u përfshirë në manipulim politik dhe për të ndërhyrë në punët e brendshme të Kinës, të cilat ne i kundërshtojmë me vendosmëri,” tha zëdhënësi i ambasadës në një deklaratë.
Deklarata e bërë nga Ambasada Kineze akuzoi G7 për “gënjeshtra, thashetheme dhe akuza të pabazuara”.
Grupet e të drejtave të njeriut thonë se Kina ka mbledhur rreth një milion ujgurë dhe pakica të tjera në Xinjiang në kampe internimi, për të cilat Pekini thotë se do të zhdukë ekstremizmin islamik.
“Ne do të promovojmë vlerat tona, duke përfshirë thirrjen e Kinës për të respektuar të drejtat e njeriut dhe liritë themelore” lexohet në komunikatën e G7.
Në samitin e tyre të parë fizik në gati dy vjet, udhëheqësit e shtatë kombeve njoftuan një numër premtimesh për vaksinimet Covid-19, ndryshimin e klimës, të drejtat dhe tregtinë.
Ata gjithashtu bënë thirrje për një hetim të ri në Kinë për origjinën e Covid-19 – duke nxitur një përgjigje nga ambasada kineze se puna duhet të bëhet në një “mënyrë shkencore, objektive dhe të drejtë”, pa rënë dakord për një hetim të ri.
“Epidemia aktuale po vazhdon ende në të gjithë botën dhe puna e gjurmueshmërisë duhet të kryhet nga shkencëtarë globalë dhe nuk duhet të politizohet,” tha ambasada.
Koronavirusi u shfaq për herë të parë në Kinën qendrore në fund të vitit 2019 dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë dërgoi një ekip ekspertësh ndërkombëtarë në janar për të hetuar origjinën e tij.
Por raporti i tyre i vonuar prej kohësh, i botuar në Mars, nuk nxori përfundime të prera dhe hetimi që atëherë është përballur me kritika për mungesë transparence dhe aksesi.
G7 njoftoi gjithashtu një fond të ri të infrastrukturës për të cilin Presidenti Biden tha se do të ishte “shumë më i drejtë” sesa nisma masive e Kinës.
Deklarata e ambasadës kineze erdhi si përgjigje ndaj akuzave kundër Kinës për çështje ekonomike dhe tregtare. Gjithashtu, në komunikatë u theksua se akuzat nuk janë në përputhje me faktet dhe janë të paarsyeshme.