Prokurorja Elizabeta Imeraj ka kaluar me sukses vettingun.
KPK ka konfirmuar sot në detyrë prokuroren Imeraj, e cila është drejtuese e Prokurorisë së Tiranës.
Vendimi u mor këtë mëngjes, ndërkohë e pranishme në seancë ishte edhe vet Imeraj. Olsi Komici, kryesuesi i trupës së KPK-së komunikoi vendimin, ndërkohë kujtojmë se në 26 mars, seanca u shty për arsye objektive. Në të njëjtën ditë Imeraj u emërua në krye të Prokurorisë së Tiranës me votat unanime nga KLP.