Partia Socialdemokrate e Shqipërisë, e kryesuar nga kryetari i saj z. Tom Doshi, ndezi motorët e fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021. Kryetari Doshi, hapi fushatën elektorale në kryeqytet pak ditë më parë, me prezantimin e listës së kandidatëve të Qarkut Tiranë, ku binin në sy të rinj me integridet të lartë dhe me ambicje. Ajo që bie në sy janë vajza të përzgjedhura dhe shumë të suksesshme në profesionet e tyre.
Gjatë fjalës së tij, kreu socialdemokrat,TomDoshi, bëri të ditur sloganin e partisë: “Na jepni besimin, t’ju kthjejmë shpresën”. Doshi theksoi se shqiptarët nuk kanë më shpresë, dhe PSD-ja është e vetmja force që do ‘tju kthejë këtë shpresë, pasi sipas tij, korrupsioni është shqetësimi më i madh!
Unë jam një mbështetesës i Amerikës, tha Tom Doshi në fjalën e tij para kandidatëve për deputetë për qarkun e Tiranës, dhe punën më të madhe që kanë bërë Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shqiptarët është reforma në drejtësi. “Në këtë reformë, unë jam njeriu kyç, që kjo reformë kaloi në parlament”-tha Doshi.
Me listën e Tiranës, ku janë kandidatë nga fusha të ndryshme dhe me integritet, Doshi tha se Partia Socialdemokrate e Shqipërisë do të jetë forcë e tretë politike në këto zgjedhje.