Ajo është padyshim një ndër femrat më in të ekranit shqiptar. Fati dhe pasioni i saj për modelingun e rikthyen në Tiranë, për të sfiduar ekranin si imazhiperfekt. Pas një periudhe trevjeçare me punë dhe pasion, vajza e ekranit arriti të jetë në qendër të vëmendjes, jo vetëm me bukurinë që e karakterizon, por edhe me stilin e sa j tëveshjes. Kjo është Floriana Garo, vajza që çdo të shtunë të surprizon në ekranin e Tv Klanit, me emisionin e saj më të ri “Jo vetëm modë”, për veshjen e saj shik e plot klas të fshehurpas ikonave të stilistëve. “Stilisti im i preferuar është Elie Saab, Zuhair Murad dhe, padyshim Roberto Cavalli. Kanë fustane të mrekullueshme dhe sfilatat e tyre janë si në ëndërr”,- pohon Floriana. Por a jo që na bën përshtypje është marka më e njohur në botë, e cila linjave të Florianës i përshtatet më së miri. “Roberto Cavalli më përshtatet. Shumë nga fustanet qëpërdor në emisionin tim “Jo vetëm modë” janë nga kjo markë”,- tregon Floriana. Veç stilit dhe markave të shtrenjta, gardërobën e një femre e bëjnë të bukur edhe ngjyrat. Teksa hedhim një vështrim të largët që nga dalja e saj e parë, a jo na rrëfen për gardërobën e saj shumëngjyrëshe, por flet edhe për dy ngjyrat e sa j të preferuara që kanë dominuar gjatë këtyre viteve ekranin e ABC News-it, ngjyra e zezë dhe ajo lila, dy ngjyrat që dominojnë gardërobën e vajzës së motit. Përveç tyre, imazhin e Florianës e zbukurojnë edhe bizhuteritë e aksesorët qëajo na tregon në çdo dalje apo event kulturor. “Më pëlqejnë shumë çantat. I ndryshoj shpesh, në varësi të veshjes, dhe, përgjithësisht, i preferoj të mëdha, që të mbartin shumë sende.
Ndërsa bizhuteritë janë një pasion tjetër imi”. Përveçse stilit brilant, Floriana dallohet edhe për komunikimin e butë që përdor para ekranit, mënyrë e të folurit ndoshta e huazuar nga ikonat e televizionit, siç janë Barbara Walters, Oprah apo Juliana Rancic. “Unë jam frymëzuar nga modeli amerikan i të bërit televizion, por mundohem gjithashtu të ruaj origjinalitetin tim. Por këto gra të afta që përmenda kanë qenë një motivim më tepër për mua, për të arritur më të mirën në fushën time”,- e përfundon bisedën Floriana Garo.