Chiara Ferragni dhe Fedez janë duke përjetuar një nga momentet më emocionuese të jetës së tyre: pas një pritje që zgjati më shumë se 39 javë, këtë mëngjes ata mirëpritën vogëlushen në familjen e tyre.
Dje influencuesja e modës kishte përgatitur çantën në spital dhe sot, pasi kishte qëndruar “çuditërisht” e heshtur për disa orë në mediat sociale, mbërriti njoftimi zyrtar.
Çifti publikoi dy foto të ëmbla të të porsalindurit, duke zbuluar edhe emrin e saj i cili deri më tani kishte mbetur i fshehtë. Foshnja quhet Vittoria dhe fotot e para janë në krahët e së ëmës, ku shfaqet dhe dora e reperit Fedez.
Siç mund të pritej nga një nënë blogere, detajet e stilit duken nga kapuçi që është e koleksionit të Chiara-s, i cili ende nuk është në shitje.
Cili është kuptimi i emrit të zgjedhur nga Ferragnez?
Vjen nga latinishtja Victoria, ajo i referohet mitologjisë Romake, ku shpesh flitet për perëndeshën Victoria (në Greqi të quajtur Nike), megjithëse gjatë shekujve është përhapur në të gjithë botën, veçanërisht në Britaninë e Madhe, ku është përdorur shpesh nga aristokracia.
Kjo do të thotë fjalë për fjalë “fitimtar” dhe duke marrë parasysh faktin që më në fund shohim një dritë në fund të tunelit në betejën kundër Covid-19, nuk përjashtohet që të mund të bëhet një nga emra të përdorur për vajzat në 2021-shin.