Armina Mevlani është njëra prej vajzave frymë zuese që bën ta kesh si model apo të kthesh kokën e ta sodisësh se çfarë ka veshur. Mjaft stiliste janë frymëzuar për të realizuar veshje enkas për të dhe shumë të tjera e kanë pasur model imazhi. Padyshim, ish–Miss-i me tipare të rregullta bie në sy në çdo event dhe spektakël, ashtu siç edhe ndodhi në spektaklin e fundit, atë të Dancing With The Stars, ku vëmendja më e madhe vajti për vajzën me tipare të rregullta dhe origjinale, pa silikon dhe ndërhyrje kirurgjikale. “Sapo mbarova pushimet, pas periudhës së lodhshme të show-t Dancing With The Stars dhe tani kam disa oferta. Po nis edhe disa projekte të miat që do të jenë surprizë”,- pohon Armina Mevlani, e cila ka kohë që është kthyer në show girl apo në një ikonë mode. Stili dhe veshjet e Arminës dallojnë dhe bien në sy si në jetën e përditshme ashtu dhe në evente klasi. “Nuk kam ndonjë stil të caktuar, pasi një ditë zgjohem e vishem rok, sipas muzikës që pëlqej, një ditë bohemiane dhe ditën tjetër thjesht sportive apo darkave me fustane sensuale. Kjo ndoshta edhe për shkak se shenja që jam, Binjakët, më ndikon që të kem disa karaktere në të veshur. Unë nuk dua ta identifikoj veten me një stil, ndonëse me buzëkuqin e errët dhe me veshjet e mija të gjithë më identifikojnë me vitet 50-60”,- sqaron Armina.
Normalisht, që si gjitha femrat edhe Armina tregon vëmendje të madhe ndaj look-ut të saj, por i pëlqen që në ditët normale të jetë e thjeshtë dhe vetvetja. “Nuk përdor asgjë më shumë veç për t’u ndier rehat, pasi kur je rehat me veten edhe të tjerët të pëlqejnë. Mua më pëlqen të vishem me konfidencë”-, pohon Armina.
Po si vishen shqiptarët në përgjithësi? “Mendoj se, me kalimin e viteve dhe sidomos kohët e fundit shqiptarët kanë përparuar shumë në modë, vishen me gjërat e fundit e plot shije, duke marrë parasysh edhe mundësitë. Dua shumë të investoj edhe unë në modë dhe t’i ndihmoj shqiptarët akoma me shumë”,- shton Armina e, ndërsa marka të preferuara ka shumë, por kohët e fundit e gjen veten te Valentino, ku veçon koleksionin “Rock Stood”. Armina është vajzë që shpenzon shumë e nuk kursen për imazhin e saj. Ajo pohon se zakonisht blen jashtë vendit, por ka edhe këtu dy-tri dyqane që e joshin dhe që blen ndonjëherë. Ngjyrat e sa j të preferuara janë e kuqja, por jo vetëm. Janë edhe ato të tendencave të fundit, kombinimet e ngjyrave të ndezura. Ndërsa blerja e saj më e fundit është një palë rroba banje agent provocateur, të blera online.