Pas arrestimit të mjekut Edvin Prifti, SPAK i ka gjetur bllokun me shënime ku shkruante të gjithë emrat e pacientëve dhe lekët që u merrte për operacionet.
Sipas informacioneve për media, një ndër provat e sekuestruara të SPAK gjatë hetimit janë edhe shënime ku ishin shkruar emrat e pacientëve dhe lekët që ata i kishin dhënë.
Gruaja e Edvin Prifti ka deklaruar se paratë ishin të sajat, të përfituara nga një kontratë shitje. Mësohet se paratë që u sekuestruan nuk janë marrë nga banka.
Mjeku i njohur kardiokirurg Edvin Prifti u arrestua nga SPAK me akuzën e korrupsioni dhe marrjen e ryshfetit.
Atij iu gjetën në shtëpi 250 mijë euro dhe 160 milion lekë, pasi emri i doli në përgjime në kuadër të operacionit për arrestimin e gjyqtares Enkelejda Hoxha.
Po ashtu, mësohet se në SPAK kanë mbërritur edhe 3 denoncime të reja për mjekun, të cilat po hetohen.