Libri “50 vjet marrëdhënie me jashtë” ka mbledhur në ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme diplomatë, miq e kolegë të ambasadorit të njohur Dashnor Dervishi.
Libri kushtuar 50 viteve karrirë u promovua duke respektuar të gjitha rregullat anti-Covid.
Vlerat e botimit marrin peshë specifike, kur e gjitha vjen nga pena e një diplomati karriere qe kontriboi për interesat e Shqipërisë. Dervishi gërsheton ne mënyrë perfekte historinë, analizën politike dhe punën e tij si diplomat.
“50 vjet marrëdhënie me jashtë” është vetëm pjesa e parë e një vepre të plotë e që mbulon vitet 1976-1992, si e tille ai ka vlera të mëdha njohëse për lexuesin dhe diplomatin e ri që nuk e ka jetuar atë periudhë, por edhe për studentin e marrëdhënieve ndërkombetare dhe të historise, të politikës së jashtme shqiptare, por edhe për një lexues më të gjerë, i cili orientohet për të riparë ndryshe çdo gjë që ka përjetuar vite më parë nën presionin e politikës, në një kohë kur ka një boshllëk të dukshëm të botimeve objektive për këtë periudhë.
Drejtoresha e arkivës në ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, zonja Pranvera Dibra e ka vlerësuar botimin si një burim të pazëvendësueshëm të historisë së diplomacisë shqiptare, ku dëshmitë e dokumentuara përjetësohen me korrektese ndër rreshtat e këtij libri, siç një profesionist di ta beje. Sakaq vlerësime për botimin në fjalë ka dhënë edhe zoti Armand Skapi, Sekretar i Përgjithshëm i MEPJ.