“Shkalla e vdekshmërisë do të ulet pak këtë vjeshtë dhe dimër, sepse trajtimi tashmë është më i mirë”, kështu është shprehur, epidemiologu Chris Whitty. Ai renditi katër veprimet që ndihmojnë për të mundur virusin, duke thënë se nëse nuk e luftojmë bashkë fitorja do të jetë e pamundur.
“Ky nuk është një problem i dikujt, është një problem i të gjithëve. Dhe nëse nuk e luftojmë bashkë, fitorja do të jetë e pamundur. Virusi, nuk është më i butë se në prill. Kjo është fjala e njerëzve, jo e shkencëtarëve. Nëse infeksioni vazhdon me ritmin e tij aktual, pa u ndërmarrë asnjë veprim, atëherë nga mesi i tetorit mund të ketë 50,000 raste në ditë në Angli dhe 200 vdekje. Jemi përballë një situate të vështirë sa i përket masave. Nëse nuk i ndërmarrim ato, virusi do të dalë jashtë kontrollit. Por nëse rikthejmë izolimin ekonomia do të rëndohet”, tha epidemiologu.
Me këto katër veprime mund ta fitojmë betejën me virusin,
Ndonëse tha se deri në fund të vitit, do të ketë një vaksinë për një grup të caktuar njerëzish, ai sugjeroi se katër veprime, mund të na çojnë në një fitore, para krijimit të saj.
1. Ulni rrezikun tuaj individual duke larë duart
2. Vetë-izoloni nëse keni simptoma
3. Ndërprisni vizitat te familjarët
4. Dëgjoni shkencën: për vaksinën, informacione për virusin, diagnozat, simptomat, trajtimet, masat. Për gjithçka, dëgjoni vetëm shkencëtarët”, ka deklaruar epidemiologu.