To top
7 Gus

Ambasadorja Kim mesazh të fortë: Ka të bëjë me dënimin e kriminelëve të njohur!

Një tjetër reagim i fortë nga SHBA në mbrojtje të SPAK dhe Policisë së Shtetit.

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim shkruan në “Twitter” se çështjet e rëndësishme shoqërohen me fushata për të hedhur dyshime dhe konfuzion por se kjo ka të bëjë me dënimin e kriminelëve të njohur duke shprehur dhe njëherë mbështetjen e saj për SPAK dhe Policinë shqiptare.

“Rastet e rëndësishme shpesh shoqërohen me fushata të shtrenjta për të hedhur dyshime dhe konfuzion, për të blerë ndikim, për të mohuar të vërtetën, për t’i shpëtuar drejtësisë. Le të jemi të qartë: kjo ka të bëjë me dënimin e kriminelëve të njohur – asgjë më shumë, asgjë më pak. Ne mbështesim fuqimisht SPAK & ASP”, shkruan Kim në “Twitter”.

Kim Tw