Shumica e grave martohen me burra që janë 1-3 vjet më të mëdhenj në moshë se ato, duke besuar se është gjëja më e mirë për to. Rezulton, se mund të ishte edhe më mirë. Sipas një mjeku dhe eksperti të marrëdhënieve, gratë që lidhen me burra që janë dukshëm më të rinj se ato, kanë tendencë të jenë më të lumtura dhe më të kënaqura. Motivet e mundshme janë këto:
Një hendek moshe rreth 10 vjet është më i përshtatshëm
Pas hulumtimit, u zbulua se gratë që ishin në një lidhje me një burrë që ishte rreth 10 vjet më i ri se ato ishin më të lumturat. Ato ishin gjithashtu më të përkushtuar në marrëdhëniet e tyre në krahasim me zonjat që takonin burra të moshuar ose burra që ishin në moshë të afërt me to.
Gratë ndihen më dominuese në këto marrëdhënie
Ndërsa nuk ka të dhëna të mjaftueshme për të pretenduar në lidhje me rezultatet, studiuesi ka parashtruar arsye të mundshme pse gratë mund të ndjehen më komode me burrat më të rinj në moshë. Sipas tij, gratë marrin hapësirë në këtë marrëdhënie dhe kanë më shumë mundësi për barazi.
Edhe burrat janë të lumtur
Hulumtimi shton gjithashtu se të duash dhe të kënaqësh një grua të më të madhe në moshë mund t’i bëjë burrat më produktiv, njëherësh më të lumtur të dy partnerët. Ekspertë të tjerë kanë shtuar se këto çifte kanë pajtueshmëri më të mirë, pjekuri dhe madje mund të jenë prindër më të mirë.