To top
24 Maj

“Lëvizja me automjet privat nga një qytet në tjetrin nuk lejohet”, Rama: Fundjava pa makina vijon edhe për dy të shtuna e të diela

Teksa shpjegoi se si do të vijojë procesi i hapjes graduale të masave në Shqipëri, kryeministri Edi Rama ka dhënë një lajm që nuk do t’i pëlqejë shumëkujt sa i përket lëvizjes me automjet privat.

Kryeministri Rama tha se fundjava pa makina do të vijojë edhe për dy javë të tjera dhe më pas do të rikthehet sërish pas sezonit të verës si një mënyrë e re jetese.

Fundjava pa makina do të mbetet në fuqi edhe dy të shtuna e të diela për tu rikthyer pas sezon it të verës ku çdo të diel minimalisht nga tetori deri në marsin e ardhshëm, si një moment të përjavshëm si një moment duke iu kushtuar mjedisit, të moshuarve dhe fëmijëve e familjeve tona. Gjithashtu, lëvizja me makina private nga një qark në tjetrin nuk do lejohet. E ka si rregull aktualisht çdo vend i botës e Evropës. Do punojmë për ngritjen e një sistemi sa më efikas të transportit publik“, tha Rama.

Kur nis transporti publik? Rama njoftim të rëndësishëm: Në fund të muajit kemi gati strategjinë

Kryeministri Edi Rama dha mbrëmjen e kësaj të diele lajmin e rëndësishëm lidhur me transportin publik dhe rinisjen e aktivitetit, pasi është ndërprerë për më shumë se dy muaj nga koronavirusi.

Në një komunikim në “Facebook”, kreu i qeverisë u shpreh se deri në fund të muajit do jetë gati strategjia e re e transportit publik dhe linjat do të hapen pjesë-pjesë.

“Deri në fund të muajit do të kemi strategjinë e re të transportit publik dhe do t’i hapim, pjesë-pjesë linjat e transportit publik, duke vënë në jetë një reformë tërësore të këtij sektori, me një pjesëmarrje direkte të shtetit në garantimin e standardeve të reja. Jo thjeshtë në funksion të mbrojtjes së shëndetit sot, por edhe të rritjes së ndjeshme të cilësisë së shërbimit në transportin publik urban dhe ndër urban nesër”, deklaroi kryeministri Rama.