Në fund të majit pritet hapja e sezonit turistik për të gjithë pushuesit. Në një intervistë për Tv Klan, drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Kornelia Ferizaj, tha se në bashkëpunim me strukturat akomoduese dhe me subjektet e plazhit janë marrë masat për distancimin fizik.
Çadrat do të jenë 3.5 metra larg njëra tjetrës dhe do ketë vrojtues plazhi që do merret me zbatueshmërinë e masave. Edhe në ujë pushuesit nuk do të lejohen më afër se 3.5 metra.
Në strukturat akomoduese, ushqimi për çdo pushues do serviret në dhomën e hotelit. Ndërsa koordinatori shëndetësor do të merret me matjen e temperaturës në mëngjes dhe në darkë për turistët.