To top
11 Pri

Përdorni armën e vetme që keni në dorë ndaj COVID-19

Shefja e Infektivit, Najada Çomo përmes një videoje të shpërndarë nga ministrja Manastirliu ka përshkruar situatën brenda spitalit. Lajmi i mirë është që numri i pacientëve të shtruar ka rënë, por lajmi i keq është që ende ka nga ata që janë në gjendje të rënduar. Ndaj Dr. Najada kujton edhe njëherë që arma e vetme që njerëzit kanë në dorë është mbrojtja, kurse arma e mjekëve është trajtimi.

“Natyrisht, në bazë të njohurive që keni marrë, është ulur numri i personave të shtuar në shërbim. Unë do paraqes atë që është reale, në shërbim kemi të sëmurë të rënduar. Të bën pak optimiste shifra e ulur e personave të shtruar në shërbimin efektiv, të bën optimist numri i personave të shëruar  të dalë nga shërbimi infektiv por unë do të citoja dy elementë, së pari mjekimi që ne kemi ofruar për personat e infektuar me covid-19 ka qenë bashkëkohor me të gjitha standartet që përdoret në të gjitha vendet e Europës. Natyrisht ju e dini që në shërbim ka patur dhe jetë të humbura pavarësisht mjekimit të ofruar. Vazhdoni të ruani masat duke qëndruar të izoluar, duke qëndruar të distancuar dhe respektoni ato që ju thuhen. kjo sëmundje ka pabesi të jashtëzakonshme dhe sëmundja është tinzare në kohën që prek një pacient. Arma e vetme që ke në dorë është të mbrohesh dhe arma që kemi ne të mjekojmë sa më mirë pacientët që vijnë tek shërbimi jonë”, thotë mjekja.