Drejtuesi i institucionit të rëndësishëm i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së Kuvendit për të kontribuar për situatën.
Pas kërkesës së kuvendit drejtuar 30 institucioneve për të kontribuar vullnetarisht në lidhje me situatën kanë ardhur edhe reagimet e parë. Së fundmi është Olsian Çela, prokurori i përgjithshëm që i është përgjigjur pozitivisht kësaj kërkese.
Çela është shprehur se ky akt është detyrim moral dhe qytetar, ndërsa ka kërkuar nga vartësit e vet që të ndiqet i njëjti model, por ka saktësuar gjithashtu se paga e magjistratëve preket vetëm me ligj ndaj kushdo që do të kontribuojë do ta bëjë vullnetarisht.