To top
1 Pri

Rihanna guxon me fotot e fundit në kopertinën, e British Vogue

Rihanna bëri histori duke u bërë gruaja e parë që shfaqet në kopertinën e British Vogue e veshur me një durag si simbol të fuqisë së njerëzve me ngjyrë.

A e kisha imagjinuar ndonjëherë që do të shihja një durag në kopertinën e Vogue?” shkroi në Instagram redaktori i British Vogue, Edward Enninful. Në postim ai zbuloi se ishte ideja e Rihanna-s që të shfaqej me durag, i cili u krijua nga kapelebërësi i njohur, Stephen Jones.

Nuk është hera e parë që Rihanna shfaqet me durag. Në çmimet Council of Fashion Designers of America në 2014 u shfaq me një durag të mbuluar me kristale.