To top
31 Mar

Dërgimi i 30 mjekëve në Itali, Berluskoni: E njoh kryeministrin, vlerësoj gjestin e tij fisnik

Ish-kryeministri italian Silvio Berluskoni ka reaguar pas dërgimit nga Shqipëria të 30 mjekëve dhe infermierëve në shtetin fqinj  të cilët do të japin kontributin e tyre krah kolegëve italinë në luftë kundër Covid-19.

Berluskoni ka falenderuar Shqipërinë veçanërisht kryeministrin Edi Rama duke e quajtur këtë një gjest finsik. “E njoh personalisht kreyministrin Edi Rama dhe kam vlerësuar shumë gjestin e tij dhe fjalët e tij fisnike drejt Italisë”, thotë Berluskoni për Ramën.

Më tej ai ka theksuar se Shqipëria është një komb i vogël por një vend me tradita të mëdha që ka marrëdhënie historike me italinë.

“Unë e njoh kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe kam vlerësuar shumë gjestin e tij dhe fjalët e tij fisnike drejt Italisë.

Shqipëria është një komb i vogël por është një vend me tradita të mëdha dhe civilizim antik, me të cilin vendi ynë ka një marrëdhënie historike që qeveritë e mia kanë bërë gjithçka për ta konsoliduar”, shkruan Berluskoni.