Pas fjalimit të ashpër që presidenti Vuçiç kishte ndaj BE, tashmë ai ka orientuar strategjinë e tij ndaj Koronavirusit ashtu si bëri Kina. Vuçiç deklaroi se Kina do të jetë mbështetja për vendin e tij duke quajtur shtetin komunist si vëlla të Serbisë.
Ditët e fundit në rrugët e Beogradit janë vendosur slogane me foton e Presidentit Xi Jinping përkrah të cilëva, shkruhet “Faleminderit vëlla Xi”. Mesa duket Serbia i është falënderuese vetëm Kinës në këto ditë të vështira.