To top
31 Mar

Komisioni Hetimor për presidentin shtyhet deri në 31 korrik 2020.

Komisioni Hetimor  “Për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve të kryera nga ana e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, në kuadër të ushtrimit të kompetencave të tij lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore si dhe për të kontrolluar ligjshmërinë e veprimeve dhe procedurës të ndjekur nga Presidenti i Republikës në kuadër të emërimit të gjyqtarëve kushtetues” në drejtimin e kryetarit, z. Ulsi Manja, diskutoi në mbledhjen e realizuar nëpërmjet sistemit online Cisco Webex,  zgjatjen e afatit të veprimtarisë së Komisionit Hetimor. Për  shkak të  pandemisë botërore nga COVIT -19,  Komisioni i Venecia ka  shtyrë zhvillimin e seancave të planifikuara. Në njoftimin e Komisionit të Venecias thuhet se:“Opinionet e planifikuara për seancën e Marsit, shtyhen në seancën e 19-20 Qershorit 2020”. Pas miratimit të procesverbalit të mbledhjes së datës 28 shkurt 2020, diskutimet e mbledhjes së Komisionit u përqëndruan rreth marrjes së vendimit të ndërmjetëm  për zgjatje  e afatit të Komisionit Hetimor  dhe përcaktimin e afatit të ri.

Në përfundim të diskutimeve, Komisioni miratoi vendimin e ndërmjetëm  për t’i kërkuar Kuvendit zgjatjen e afatit të veprimtarisë së komisionit hetimor deri më datën 31 korrik 2020.