Nga Edma Arizaj –
Data 28 Mars , 2020
Çkemi i dashur ditar ,
U bene kohe qe nuk te shkruaj. Vite te gjate e te lumtur, sa nuk me shkonte mendja te te thoja c’po ndodhte ne jeten time. Po ja, duhet te vinte nje dite papritur nje lloj virusi, corona-virus e quajne, qe une te perplasesha tek ti e te te rrefeja se cfare po me ndodh.
Nuk e kisha menduar kurre se me te vertete do te jetoja ne nje kohe lufte. Po, po i dashur ditar, jashte eshte nje lufte e frikshme. Edhe pse ne mendjen time gjithmone ka pasur mendime nga me te tmerrshmet, nuk e mendoja se do duhet te perballesha me nje situate te tille. Mijra jete njerezish jane marre prej ketij “corona-virusi”, i cili mendohet se erdhi nga nje lakuriq nate. E gjithe bota eshte e mbyllur brenda ne karantine. Rruget e zhurmshme te Tiranes, nuk jane me te tilla. Ne to ka mbizoteruar heshtja vdekjeprurese. Kullen “Eiffel”, u be jave qe nuk e viziton me njeri. Cudi apo jo? Kur eshte pare ndonjehere Parisi bosh? Po qyteti qe nuk fle kurre, Manhattan? Fatkeqesisht ai ka rene ne gjume, duke e humbur epitetin e tij te famshem. Do doja te ndalesha tek Piazza del Duomo, i dashuri im, tek Italia e bukur. E di cfare ankthi, tmerri eshte te shohesh ne lajme 10,023 te vdekur ne vendin tend fqinj, e te shohesh 92,472 te prekur nga ky virus i cmendur? Cfare ankthi te pushton cdo dite sepse atje ke te afermit e tu, e pret me padurim telefonaten e tyre te perditshme, ku te njoftojne se jane mire. Cdo dite pres e degjoj kur mami dhe babi flasin me hallen, ku me buzqeshje perpiqet ta beje situaten me te lehte. Duke na dhene dhe disa nga recetat e saj te embelsirave, i qan ato. Po tani e di? Amerika eshte qendra kryesore e te famshmit “corona-virus”. Ne me pak se dy jave o ditari im i dashur, u shenuan 123,781 raste te prekurish e 2,229 vdekje. Po si mund te fle e qete, kur atje kam Oken dhe tezen more ditar? Po si mund te mos kem ankth e frike kur ky dreq virusi ka shuar 31,912 jete njerezish deri me tani. A di te ndaloj ky o ditar? A thua do te ndaloj ndonjehere? A do i vi sadopak keq per ne?
Ky virus i cili erdhi nga nje vend, larg, ne Kine, e ndali doren atje, tani po perpiqet te perpi pjesen tjeter te botes. Duket si nje perbindesh i frikshem, i cili nuk do te ndaloje, deri sa te na e marre shpirtin. Si thua i shtrenjti im? Do e lejojme ne? Krijesat me egoiste ne bote? Do e lejojme te na e grabise jeten? Se bashku edhe mund t’ja dalim o ditar i dashur. Do mendojme per gjyshet dhe gjysherit e frikesuar neper shtepite e tyre, do mendojme per ato vajzat qe shume shpejt kane dasmen e tyre, diten me te bukur te jetes, do mendojme per nxenesit qe do te diplomohe kete vit e do te hedhin kapelet. Do te mendojme per ate djalin qe e nxirrte buken e gojes duke punuar ne biznesin e tij te vogel. Do te mendojme per cdo jete njeriu i cili duhet te kthehet ne normalitet, sepse gjendja psikologjike e gjithe njerezve ne bote eshte teper e renduar. Duhet ta fitojme e mposhtim te gjithe se bashku kete virus te mallkuar, qe erdhi per te lene disa copeza plage tek secili prej nesh. Por jam e sigurt qe dhe pse jemi te lenduar, edhe pse te lodhur nga kjo gjendje, do ja dalim.
Zemra ime sot i shtrenjti im eshte me 30 infermieret dhe doktoret tane qe moren rrugen drejt Bergamos ne Itali. Vrava mendjen per dhimbjen e familjareve te tyre; si eshte te shohesh te dashurit e tu duke shkuar drejt nje rruge qe nuk i dihet kthimi? Por ata jane pozitive, e dine qe do ja dalin e do kthehen ne vendin e tyre me sukses, si heronj te vertete. Keshtu duhet te jemi dhe ne per ta, t’u japim kurajo!
Dhimbja na ka veshur zemrat, i dashuri im, por jam e sigurt qe se bashku do ja dalim e do ngreme nje trofe te madh. Jam pozitive se do ta mposhtim kete beteje te ashper, e kur te kthehemi ne jeten tone te perditshme, kjo do te mbetet vetem nje enderr e keqe.
Kaq per sot i shtrenjti im, te premtoj qe ne vijim nuk do te te lodh kaq shume, por kisha nevoje te rrefehesha pak, e te shfryja sadopak ankthin. Besoj dhe ty te kishte marre malli, kishe shtate vite pa me takuar. Shihemi se shpejti, do te te mbaj te informuar per cdo gje.
Jotja , Edma