To top
27 Mar

Arratisje në Meksikë dhe dasmë sekrete, Jennifer Aniston dhe Brad Pitt nuk përmbahen: E duan marrëzisht njëri-tjetrin

SHBA– Brad Pitt dhe Jennifer Aniston janë së bashku dhe madje po planifikojnë një martesë sekrete…Kanë kaluar 15 vjet që kur Jennifer Aniston paraqiti kërkesën për divorc nga Brad Pitt por mesa duket ata nuk e kanë harruar kurrë njëri-tjetrin.

Madje pas pjesmarrjes në ceremoninë madhështore Oscars 2020, të gjithë vunë re afërsinë e dy aktorëve hollivudian, dhe të gjithë aluduan se ish-çifti janë rikthyer dhe janë në prag të daljes në publik.

Ata donin të dërgonin një mesazh të qartë: ata e duan njëri-tjetrin marrëzisht, dhe kjo lidhje e re që ata ndajnë po rritet gjithnjë e më e fort,” pohoi një burim.“Iu ka dashur të dyve një kohë e gjatë për të rrëmbyer guximin për t’u rikthyer së bashku dhe pasi kjo ndodhi ata do të marrin një tjetër hap”.

Sidoqoftë, nuk ka qenë e lehtë. Aktores Aniston i është dashur të jetë pjesë e shumë terapive shpirtërore për të kaluar ndarjen dramatike, shumë vite më parë, pasi Pitt e la për Angelina Jolie.

“Ka shumë kohë, por ajo e ka falur atë për gjithçka. Falja ka qenë një pjesë e madhe e tyre për të çuar përpara lidhjen.”

Dhe një bashkëpunëtor i kompanisë së prodhimit të filmit të Brad-it, Plani B konfirmoi: “Ata kanë rizgjuar romancën e tyre dhe unë nuk e kam parë asnjërin prej tyre aq të lumtur, ndër vite.”

Burime pranë çiftit të famshëm konfirmojnë se përveçse janë më të dashuruar se kurrë, të dy po planifikojnë një martesë sekrete që do të realizohet në një plazh të quajtur Cabo, në Meksikë.

“Ajo që Brad dëshiron më shumë tani është të qetësohet dhe po jeton i lumtur me shpirtin e tij binjak, Jen. Ata duan që dasma të jetë romantike dhe e bukur. Tema do të jetë shpirtërore dhe do të bëjnë premtime me shkrim,”– ka pohuar një burim për Mirror.