To top
7 Mar

Mari J, një “Monica Bellucci”

 

Modelja italiane flet mbi ëndrrat, pasionet dhe dëshirat e saj.

 

Markela Nezha

Ajo është vetëm 26 vjeç. Ka nisur të modelojë që në adoleshencë. Është e gjatë dhe shpeshherë vendasit, e krahasojnë me ikonën e bukurisë italiane, Monica Belluçi. I pëlqen pse  jo, një krahasim i tillë dhe ndihet tepër krenare për vehten e saj. Po ta vëresh me kujdes dhe vëmendje ka ngjashmë ri të  madhe me tipare e ikonës së  bukurisë  italiane.

E gjatë, elegante e qeshur dhe e vendosur për atë që do të arrijë në jetë, shfaqet modelja e re italiane e cila gjendet me një  projekt të  saj.

“Emri im është Maria Bove por emri skenik në fushën e artit dhe rrjeteve sociale është “Mari J”. Aktualisht unë jam një blogere dhe modele italiane me origjinë, nga një qytet i vogël, në jug të Italisë. Kam ëndërruar të shikoj shfaqjet e mëdha të modës, kryesisht asaj të modës së lartë e paradizmit në catë alks të mëdha.

Maria J. është modelja italiane të cilën e ndeshim në Tiranë, këto ditë teksa është duke realizuar një set fotografik professional me fotografë shqiptar.

Është hera e parë që ajo vjen në Tiranë dhe ka krijuar përshtypjet më të  mira për këtë qytet.

“Tirana është një qytet i mrekullueshëm. Njerëzit janë shumë të sjellshëm dhe miqësorë dhe duhet të them që ka edhe kuzhinë të shkëlqyeshme ☺ Tirana ishte një nga destinacionet e mia të udhëtimit në programin tim tëmodelit të udhëtimit dhe duhet të them që u dashurova me këtë vend menjëherë. Do të kthehem së shpejti dhe kush e di ndoshta këtë herë protagoniste në TV-et tuaja “, pohon modelja teksa jemi duke shijuar rrezet e diellit dhe një kafe, në një nga baret më të populluara në qendër të metropolit.

Teksa rrufit kafenë Mari na tregon se ka shumë ëndrra dhe dëshira. E para dëshirë lidhet me modelingun. “Karrierën time në botën e modës, e fillova në moshën 16 vjeç duke bërë paradë për marka të ndryshme në zhvillim”. Përçse modelingut Mari në moshën 18 vjeç ka marrë pjesë në disa gara të bukurisë ku veçon atë  më  të  rëndësishmen. “Ajo që më bëri të ëndërroja deri në fund, duke më çuar në finale ishte “Miss Mondo Italia”. Ishte një përvojë shumë e bukur që më çoi më pas të hyja në botën e TV ku kam punuar si kërcimtare për disa muaj”.

Për arsye të ndryshme Marit i është dashur të ndërpresë karrierën  modelingut për disa vjet duke bërë punë të ndryshme, nga kameriere e deri tek menaxhere në një kompani të pasurive të patundshme, por gjithmonë me ëndrrën në sirtarë, që ishte gjithmonë moda, shfaqjet.  “Kam marrë shumë jo nga agjensitë e modës që më gjetën pak më të dobët se modelet e tjera, por kurrë nuk ndalova të hiqja dorë dhe të merrja frymëzim nga togfjalëshi i filmit ndjekja e lumturisë: “Nëse dëshiron diçka duhet ta ndjekësh atë pikë”.  Unë vendosa të lë punën time në një  kompani prestigjioze, për të ndjekur ëndrrën time!”.

Duke qenë se Mari vjen nga Italia, vendi dhe ku gjendet origjina e firmave më prestigjioze sot në botë sigurisht ka qenë një fat për t’i parë nga afër dhe për të sfiluar për to.

“Marka ime e preferuar është Versace, pasi shpesh mund ta shihni edhe në veshjen time të përditshme.  Unë një ditë dua të jem protagonist në catë alks –at e saj.

Mari është tepër e re, por ende se ka gjetur princin e saj të kaltër, ku i dihet mbase fati ia ka rezervuar edhe në Tiranë… “Në këtë moment unë jam beqare, por si të gjitha gratë ëndërroj për “princin simpatik” timin…

Mari është një vajzë me botë, inteligjente, çapkëne dhe tepër e ëmbël dhe e dashur. Ka ëndrra dhe pasione të bukura, të cilat shpreson që një ditë t’i realizojë. “Hobi im janë udhëtimet, më pëlqen shumë muzika, vallëzimi dhe në kohën time të lirë i’u përkushtohem miqve dhe familjes ndërsa argëtohem duke përgatitur darka të shkëlqyera për ta. Unë jam një ëndërrimtare dhe shumë e vendosur në zgjedhjet e mia, ende nuk e di se cili do të jetë profesioni im përfundimtar në botën e argëtimit sepse më pëlqen të mësoj gjëra të reja çdo ditë, tani jam duke studiuar kanto. Këndoj dhe marr një kurs aktrimi sepse edhe bota e kinemasë mua më magjeps shumë, por gjëja më e rëndësishme për mua është të përcjell diçka pozitive te njerëzit dhe t’i kënaqë ata .. Unë ëndërroj të bëhem një yll dhe të jem e suksesshme në punën time. Më pëlqen të ndihmoj njerëzit në mënyrën time sado e  vogël, i dua fëmijët dhe për disa kohë kam mbështetur adoptimin në distancë të gjatë të një vajze të bukur. Nëse ndonjëherë një ditë do të mundem, jam e sigurt se do të hap një jetimore të madhe për të gjithë fëmijët që kanë nevojë për t’i përkrahur dhe ndihmuar”, pë rfundon rrë fimin e saj interesant modelja e bukur dhe e  guximshme italiane.