To top
3 Mar

Borchardt: Krijimi i SPAK një arritje e madhe, drejtësia sot përballet me sfida të mëdha

TIRANË- Ambasadori i OSBE në Tiranë, Bernd Borchardt ka marrë pjesë sot në konferecnën “Sfidat e Prokurorisë së Përgjithshme”, ku ka thënë se sfidat për drejtësinë në Shqipëri janë të mëdha. Në fjalën e tij, Borchardt u shpreh se institucionet e reja janë një arritje e madhe dhe duhet parë puna e tyre tani.

Shqipëria po ecën përpara drejt sundimit të ligjit dhe BE-së. Duke parë largimet që janë bërë deri tani për të hequr të këqijat e sistemit të vjetër, ku është sistem për Shqipërinë dhe kjo tregon që krijimi i institucioneve të reja, prokurori i përgjithshëm do të vijojë të luajë një rol të rëndësishëm, SPAK është një arritje e madhe. Disa procedura janë në përgjegjësi të prokurorisë së përgjithshme. Sfidat janë të shumta, do të vijojë mbështetja jonë. Ne do të jemi gati të bashkëpunojmë” -ishte kjo një pjesë nga fjala e ambasadorit të BE.