Armani ka zgjedhur që sfilatën ta zhvillojë brenda një teatri me dyer të mbyllura për shkak të këtij virusi, ç’ka do të thotë se për stafin e tij nuk do të ketë pushim.
ITALI– Në Itali prej të premtes kur u shënuan tre të prekurit e parë nga virusi e deri më tani që numri i viktimave ka shkuar në katër është përhapur shumë panik sepse rrezikshmëria është teje e lartë.
Për këtë shkak sitilisti me famë botërore, Giorgio Armani, ka anulluar shfaqjen e tij të të dielën.
Me sa duket Armani ka ndjekur masat dhe rregullat e forta kundër kërcënimit të virusit, prandaj dhe ka menduar të mos e zhvillojë sfilatën për të mbrojtur stafin e tij nga koronavirusi.
Ndërkohë që pas shfaqjes për koleksionin vjeshtë/dimër 20/21 në javën e modës në Milano, Giorgio Armani vendosi të mbyllë zyrat në Milano dhe vendet e tij të prodhimit në Lombardi, Emilia Romagna, Veneto, Trentino për një javë.
Por Armani ka zgjedhur që sfilatën ta zhvillojë brenda një teatri, me dyer të mbyllura për shkak të këtij virusi, ç’ka do të thotë se për stafin e tij nuk do të ketë pushim.