21
Shk
Një mëngjes krejt ndryshe ky i sotmi për kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi dhe ish-zv/ministren Klajda Gjosha, e cila duket se ka lënë pas trishtimin dhe dhimbjen (pas humbjes së të atit), për të gjetur pak qetësi dhe buzëqeshje, me shefen e saj Kryemadhi. Kjo e fundit ka postuar një foto ku shihet bashkë me ish-ministren e Integrimit, Klajda Gjosha, dhe vajzën e saj Greis, të cilën e mban në prehër.
Teksa uron të gjithë fëmijët shqiptarë, Kryemadhi thekson se ata janë motiv për mos t’u ndalur.
“Sot e nisa ditën me Klajdën dhe vajzën e saj Greis. Nuk ka asgjë më të shtrenjtë se fëmijët dhe asgjë më të bukur në botë se buzëqeshja e tyre. Janë motivi për të mos u ndalur! Zoti i bekoftë të gjithë fëmijët shqiptar. 🙏❤️”, shkruan Kryemadhi.