To top
29 Jan

Alketa Vejsiu një Chiara Ferragni e Tiranës?!

 

Alketa Vejsiu një Chiara Ferragni e Tiranës?! Padyshim pas tërmetit kjo ishte thënia që na çuditi më së shumti. Nuk kanë të sosur komplekset e shqiptarëve dhe inferioriteti kundrejt të huajve.

Alketa Vejsiu një Chiara Ferragni e Tiranës?! Po kush është Chiara Ferragni?!, thjesht një blogere që pëlqehet më së shumti prej adoleshenteve në mbarë Italinë.  Madje le të themi se kohët e fundit ka nisur dhe të dizenjojë, veshje apo shpaka dhe sandale, e cila kurrsesi nuk mund të konkurrojë Armanin, Max Marën, Stefanel, Luisa Sopagnoli-n e firma të tjera prestigjioze italiane. Thjesht një amatore. Në fund dëgjojmë që Alketa Vejsiu e ka për krenari të quhet një Chiara Ferragni  italiane.

Në fakt vetë Alketa përpos rezervave tona,  ka më shumë vlera se një Chiara italiane. Është moderatore e njohur, ka krijuar dhe drejton një revistë të saj, jo pak, markën “Class”, është një nënë, dhe bizneswoman e suksesshme në Tiranë. Dhe mbi të gjitha një grua e rëndësishme në qarqet artistike dhe politike në Tiranë, e martuar po me një burrë të rëndësishëm ekonomikisht përpos lidhjeve të tij.

Pra është e tepërt që Alketa të ulë veten në nivele të tilla. Se sa do të pëlqehet Alketa në prezatimin që do t’i bëj Sanremos kjo mbetet për t’u parë, pasi në prezantimet e spektakleve, apo  Festivalin e RTSH-së, ajo është shoqëruar me shumë polemika mbi mënyrën e organizimit dhe prezantimit.

Por gjithsesi kjo mbetet për tu parë, pasi shija dhe nuhatja e publikut italian është tejet e rafinuar, ata zor se pëlqejnë showgierlsat e veta. Por gjithsesi kjo mbetet për tu parë se sa e zonja do të jetë Alketa tu rrëmbejë, vëmendjen dhe zemrat e italianëve. Dhe më shumë çfarë zemrash nivelesh italiane pasi edhe atje ka shtresa të ndryshme të publikut, ku të depërtosh në zemrat dhe mendjet elitare italiane është tejet e vështirë, të paktën t’u imponohesh intelektualisht, pasi për pamjen fizike dihen tashmë shijet dhe vlerësimet e italianeve.

Për herë të parë një moderatore shqiptare do të prezantojë në festivalin e madh të Sanremos në Itali, edhe kjo nuk përbën më ndonjë çudi të madhe për ne.

Dhe emri i saj ka qenë në fokus të mediave italiane pas zgjedhjes si prezantuese nga Amadeus, ku sigurisht edhe në Itali lajmet gossip rosë, përbëjne mjaft interes. Një nga revistat që ka shkruar për Alketën është “Gente”, që e ka cilësuar moderatoren shqiptare një miks mes Maria De Filippi dhe Chiara Ferragni.

 

“Amadeusi deshi ta kishte në krah, por pak e njohin. Nuk është vetëm prezantuese në radio e television, por edhe sipërmarrëse mode dhe influencuese. “Punoja që 14 vjeç”, shkruan revista në përshkrimin e saj për Alketën, duke e cvilësuar një yll përtej Adriatikut. Po patjetër që është një yll përtej detit.

Ndërsa në intervistë ajo rrëfeu si e mori vesh lajmin që ishte përzgjedhur për të qenë pjesë e Sanremo.

“Sanremon e kam parë që fëmijë. Kur mora konfirmimin e pranisë sime, isha në një fshat në malet pranë kufirit me Kosovën dhe lëshova një britmë të fortë gëzimi pastaj nisa të qaj. Koka më vinte vërdallë nga lumturia. Mora menjëherë në telefon nënën time, babain dhe bashkëshortin,”- tha Alketa në intervistë. Sigurisht do të jetë një përvojë e bukur, që nëse do të dalë mirë do të jetë fat, por gjithsesi do të harrohet shumë shpejt dhe nuk e dimë për çfarë do ti shërbejë kjo eksperiencë Alketës. Do ti shërbente vetëm nëese do të shpërngulej në Itali dhe do të synonte tregun italian. Shpërblimi për këtë prezantim sipas mediave atje do të jetë jo më shumë se 20 mijë euro. Për Alketën këto para nuk janë asgjë para fitimeve marramendëse që ato kanë në Shqipëri.

“Gente” shkruan se ajo ka një martesë të lumtur që nga viti 2006 dhe është nënë e dy fëmijëve të lindur në Firence. As kjo nuk përbën më ndonjë vlerë të lindësh fëmijë në territorin italian. Londër, Paris apo Njy York edhe mund të ishte ndonjë vlerë e madhe.

“Bashkëshorti im është një njeri që më mbështet gjithmonë. Momenti kur mblidhemi të gjithë në tavolinë në darkë për të ngrënë është momenti më i bukur i asaj dite,”- rrëfen ajo.

“ Rrogën e parë e kam çuar në shtëpi në moshën 14 vjeçare, kur punoja për një radio private në Shqipëri. Kisha një biçikletë me të cilën endesha rrugëve të Tiranës duke ndjekur ëndrrën time. Ndërkohë studioja shumë dhe isha ambicioze. Ishim të varfër dhe doja të bëja diçka të mirë për mamanë time, për babain dhe vëllanë. Studimi dhe puna intensive kanë qenë garancia ime e suksesit,”- tha Alketa.

Kjo sigurisht është një vlerë e madhe. Të jesh e varfër dhe të arrish aty ku ka arrit Alketa, është vlerë, punë, luftë dukre pasur suportin e rëndësishëm nga pas, Vera Grabockën. Nuk e dimë nëse pas Alketës nuk do të qëndronte Grabocka çdo të ishte bërë me të, sigurisht do të kishte arritur ndoshta diçka më pak. E ndaj themi se Alketa ka më vlerë se Chiara!