To top
20 Jan

Meghan Markle pasi braktis titullin tanimë një bizneswomen, hapi i parë drejt pavarësisë

 

Meghan Markle ka hedhur hapat e parë drejt krijimit të një jete të pavarur pas largimit nga familja mbretërore. Mediat e huaja shkruajnë se një nga assetet që do të përdorë Meghan për të nxjerrë shpenzimet e saj janë këmbët. Gina Nelthorpe-Cowne, e cila prej vitesh ka qenë këshilltarja e biznestit për Markle është shprehur se Dukesha tashmë në ikje, ka kërkuar që të shfaqte asetin e saj (këmbët) në punë, pasi i kishte shumë të gjata.

Ishte Meghan që më tregoi se kishte këmbët e gjata dhe kërkoi që agjencia jonë të bënte çmos ti siguronte një ofertë për të treguar këtë pasuri të saj, “më ndihmo t’i shfrytëzoj dhe t’i nxjerr në pah’, më tha,”- mësohet të jetë shprehur Gina për Daily Mail.

Ndër të tjera ajo shton se Meghan ka pasur ambicien për të nënshkruar një kontratë të madhe me markën e bukurisë  L’Oreal. Gina shton se Meghan është para së gjithash një bizneswomen dhe se ishte e prirur për të qenë një ambasadore marke që kur ishte aktore.

Ajo do të gjejë vend të mirë në treg pasi të heqë dorë nga statusi mbretëror pasi shumë kompani të mëdha do të duan të bashkëpunojnë me Dukeshën dhe Princ Harryn. Gjithçka që Meghan do të bëjë është e planifikuar paraprakisht.”- shtoi Gina më tej.

Vetëm pak javë më parë, Meghan Markle dhe Princi Harry morën vendimin për të hequr dorë nga statusi i tyre mbretëror. Çifti dëshrion të jetë i pavarur financiarisht duke krijuar një jetë nga  epara. Nje dite me pare Markle u footgrafua për herë të parë si nëj grua e lirë teksa shkonte me automjetin e saj në aeroport.