23
Dhj
Arilena Ara ka rrëmbyer çmimin e parë në Festvalin e 58 të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar. Me këngën “Shaj”, baladën që i mbajti të gjithë mbërthyer, bukuroshja do të përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin Europian të Këngës “Eurosong 2020”.
Arilena e mori kupën nga Jonida Maliqi, e cila ishte fituese e të njëjtit çmim, një vit më parë.
Në vendin e dytë u rendit Elvana Gjata, me një këngë ritmike që titullohej “Me tana”.
Dy këngëtaret përfliteshin orej ditësh si dy konkurentet më të forta të këtij Festivali dhe të denjat për çmimin e madh. Kësaj lufte i shkoi deri në fund, Arilena!