To top
5 Dhj

Kuvendi/ Olsian Çela zgjidhet kryeprokuror i ri

Kuvendi ka zgjedhur sot Kryeprokurorin e ri të Përgjithshëm.

Me 101 vota pro, është zgjedhur në krye të Prokurorisë së Përgjithshme Olsian Çela.

Kundër Çelës kanë votuar vetëm 2 deputetë, ndërsa 10 të tjerë kanë abstenuar.

Ndërkohë, dy kandidatet e tjera, kryeprokurorja aktuale, Arta Marku, dhe Fatjona Memçaj kanë arritur të sigurojnë shumë pak vota krahasuar me Çelën. Përkatësisht, Marku ka marrë 11 vota pro, 22 kundër dhe 78 abstenim, ndërsa Memçaj ka siguruar 8 vota pro, 16 kundër dhe 87 abstenim, 3 nuk kanë votuar.

Kujtojmë se Olsian Çela ishte i pari në listën e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, pasi arriti të sigurojë më shumë pikë, gjatë procesit të intervistimit. Pas tij, KLP renditi Arta Markun, ndërsa e fundit në listë ishte Fatjona Memçaj.