15
Nën
Anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, e cila u betua mbrëmjen e kaluar para Presidenti të Republikës, Marsida Xhaferllari, ka lënë në këto momente ambientet e këtij institucioni.
Burime të sigurta pohojne se Gjykata Kushtetuese do të dalë pas pak në një deklaratë për mediat, por pa specifikuar konkretisht çështjen për të cilën do flasë.
Dekretimi i Xhaferllarit nga kreu i shtetit për në Gjykatën Kushtetuese është kundërshtuar ashpër nga maxhoranca, e cila këtë veprim e ka cilësuar antikushtetues.