Tiranë– Ashtu si dhe pritej kandidati potent dhe më favorit për kryeprokuror është shpallur Olsian Çela, ndjekur nga Arta Marku duke u radhitur e dyta.
Një ditë pas intervistimit, nga KLP-ja, të tre kandidatët për kryeprokuror janë renditur sot nga Anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë sipas vlerësimit.
Olsian Çela me 459 pikë, Arta Marku me 406 pikë dhe më pak fvorite, e treta Fatjona Memçaj me 362 pikë. Vendimi i sotëm është miratuar me 11 vota pro dhe hyn në fuqi menjëherë pasi publikohet në faqen zyrtare të Këshillit. Pas finalizimit të një emri nga KLP, pritet që kandidati t’i kalojë Kuvendit për miratim.
Në intervistën e djeshme para KLP-së teksa kërkoi një mandat 7- vjecar ndër të tjera tha se sistemi i drejtësisë në vend ka burgosur të dobëtit dhe ka përgatitur fidanishtet e krimit. Teksa kërkoi mandatin 7-vjecar per kryeprokuror, theksoi se avokatët në Shqipëri vendosin firma aty ku i kërkohet dhe sipas tij ka rënë besimi tek publiku.
Ndërsa kandidatja tjetër Arta Marku pranoi se puna si Kryeprokurore nuk ka qenë e lehtë dhe se ka punuar në një terren të vështirë. Ajo theksoi se nuk mundi do të përmbushte të gjitha pritshmëritë e publikut në punën 2 vjeçare si Kryeprokurore dhe kjo sipas saj për shkak të kufizimit të kompetencave dhe mungesës së hallkave në sistemin e drejtësisë.
Para se kjo listë t’i dërgohet Kuvendit, tre kandidatët për postin e prokurorit të përgjithshëm, kanë të drejtën e ankimimit. Nëse kanë kontestime, lidhur me renditjen, kandidatët kanë afat tre ditë, duke nisur nga dita e sotme për të paraqitur ankesë, dhe nëse pas tri ditësh nuk do të ketë asnjë ankesë, lista do i dërgohet Kuvendit për votim.
Në rast se brenda 30 ditëve e ardhshme Kuvendit do të dështojë në zgjedhjen e një prej kandidatëve me 84 vota për postin e kryeprokurorit, emrat do i dërgohen sërish KLP-së dhe në detyrë do të emërohet nga këshilli, kandidati i parë i renditur në këtë listë.