“Extreme Makeover Home Edition” është një format shumë i njohur në disa vende të ndryshme të botës.
Prej dy sezonesh rikthehet edhe në Shqipëri pas, një mungese disa vjeçare.
Një format televiziv ku realiteti nuk ka nevojë të modifikohet për t’u sjellë në kamera. Jetesë e vështirë, shtëpi të rrënuara, fëmijë që ëndërrojnë, prindër që ndihen të pazotë pasi nuk kanë mundur dot të sigurojnë më shumë për familjen e tyre. Kjo duket se është e përbashkëta e historive njerëzore të çdo shtëpie ku “Nga e Para” shkon tregon autorja Anila Teliti Cela.
Nga 5 nëntori çdo të martë vjen një histori e re.
8 histori të ndryshme do të mbyllin këtë vit sezonin e dytë të “Nga e Para” duke shënuar kështu edhe mbylljen e këtij viti, ku ne total jane rreth 20 familje (përfshirë edhe 12 shtepi sezonin prill-qershor) që këtë vit janë bërë me një shtëpi të re.
7 ditë kohë për të restauruar, modifikuar, ndërtuar e arreduar një shtëpi. Gjithçka nis nga zero, që nga instalimet elektrike e hidraulike e deri tek detajet e fundit që nië shtëpie i duhet (si perde, çarçafë apo dekoruese shtëpie.)
Një grup pune, dy arkitektë, Anila (autore) Vilma (asistente e peëgjithshme) Rolandi (regjisor) dhe produksioni i Nga e Para vijon misionin e vështirë por edhe shumë të bukur.
Gjithçka xhirohet, kamera rri 24 orë ndezur ku xhiron proçeset e punimeve në shtëpi.
Familja, shkon në hotel me 5* me të gjitha kushtet që i duhen për të bërë pushime familjare.
Aplikime: Ka pafund nga çdo zonë e varfër e Shqipërisë dhe nevojat që ata kanë janë nga më extremet :(.
Familja e parë, (transmetuar në 5 Nentor) familja Abazi, 5 anëtar, Durimi, Blerina, Hana, Dora dhe Blin…
Durim Abazi 37 vjeç
Blerina Abazi 35 vjeç
Hana Abazi 9 vjeç
Dora Abazi 2 vjeç
Blin Abazi 2 muajsh
Durimi dhe Blerina janë martuar në vitin 2010, jeta e tyre familjare nis në një shtëpi të vogel me pak kushte…
Kur Hana ishte 3 vjeç familja u zhvendos në një shtëpi të re, të cilën si çdo çift i ri, i’u desh kohë dhe investim për ta blerë, rindërtuar, mobiluar. Por kjo për Durimin e Blerinën kishte pak rëndësi, ajo që vlente më shumë ishte dashuria dhe ngrohtësia në familje.
Më pas vjen në jetë Dora e kështu familja vijonte normalitetin e jetës së tyre familjare.
Ishte data 7 Korrik 2019, një mëngjes i zakontë i familjes që nisi si i tillë por që përfundoi si një ditë që zbrazi çdo gjurmë të jetës së tyre.
Durimi dhe Blerina bën gati dy vajzat Hanen dhe Dorën për të shkuar tek shtëpia e gjyshes, aty ku ato ditë Blerina kalonte një pjesë të kohës pasi ishte në ditët e fundit të pritjes së ëmbël për të sjellë në jetë Blinin, fëmijën e tyre të tretë. Largohen nga shtëpia pa e ditur që do t’i kthente aty një telefonatë e fqinjit i cili i njofton se nga banesa e tyre po dilte tym e flake…
Ky episod kishte edhe disa surpriza të kendshme për vajzën e madhe Hanën, duke qenë se ëndrra e saj ishte baleti iu mundësua një kurs kërcimi pa pagesë, gjithashtu në bashkëpunim me shkollën shokët e klasës kishin bërë dhurata shumë të këndshme për shtëpinë e re.
Tjetër surprizë ishte zevëndësimi nga shkolla i certifikatave dhe fletëve të lavderimit që i ishin djegur në shtëpi.
……………….
12 Nentori sjell një histori të re. Këte herë nga qyteti i Durrësit.
Një familje e vogël por me probleme të mëdha.