Mënyra jonë e të ushqyerit, përbën bazën e mirëqenies. Në Gremi Clinic Wellness, asiston me eksperiencën e tij nutricionisti Italian Vittorio Facchinetti, i cili zotëron studime të thelluara mbi fiziologjinë e ushqimit si dhe lidhjen mes ushqimit dhe aktivitetit sportiv. Doktori nutricionist e bazon idenë dhe praktikën e tij mbi ushqyerjen proteinike, duke evituar ushqimet me impakt të lartë glicemik, gjithnjë në bazë të prirjeve personale të çdo individi. Është momenti t’i referohemi specialistëve të vërtetë!
Ju e frekuentoni Shqipërinë, keni pacientët tuaj këtu. Në ç’nivel jemi lidhur me mënyrën e të ushqyerit?
Në Shqipëri ka ende produkte biologjike të prodhuara nga fermerët e vegjël, fruta e perime. Mirë apo keq, duhet thënë se Shqipëria është më pak e dëmtuar nga modernizmi. Mënyra e të ushqyerit është edhe aspekti kultural, për shembull besimet fetare kanë një ndikim të fortë mbi mënyrën e të ushqyerit. Sipas religjoneve njeriu privohet nga ushqimi ose nga disa lloje ushqimesh, ndërsa ne propozojmë ngrënien e vazhueshme gjatë orëve të ditës. Shqipëria është si Italia e Jugut, konsumohen shumë karbohidrate dhe yndyrna, të cilat duken të domosdoshme për kulturën e ushqyerjes këtu. Është si të themi t’i heqësh napoletanëve picën, do ishte për ta shumë e vështirë. Në të vërtetë një dietë e shëndetshme do të ishte me më pak karbohidrate dhe më shumë proteina si mishi, peshku, veza, të cilat ju i keni tuajat me bollëk.
Si funksiononi ju më konkretisht?
Dieta ushqimore duhet të bazohet mbi kaloritë në aspektin individual. Gjithçka që unë praktikoj ka të bëjë me matjen e përmasave të trupit si dhe me një ekografi përmes ultratingujve, për të parë sa dhjamë ka personi, sa peshon, sa muskul, sa ujë. Seicili ka një metabolizëm të ndryshëm nga të gjithë të tjerët. Pra, gjthçka varet nga përbërja e trupit dhe reaksionet biokimike që ndodhin në të.
Në varësi të kujt është kjo tedencë për shëndoshje ose tkurrje?
Ka shumë faktorë. Ka të bëjë edhe me mëyrën sesi nëna e ka lindur fëmijën, për shebull lindjet cezariane ndikojnë që nëna të ketë tendencë për t’u shëndoshur më shumë se nënat e lindjeve normale. Por sigurisht ka të bëjë edhe aktivitetin fizik, veç dietës ushqimore. Por më së shumti gjithçka ka të bëjë me shkaqe të brendëshme, mënyra sesi organizmi përthith ushqimin i cili nga ana e tij është determinant si element specifik për qenien njerëzore. Ne nuk jemi si kafshët, ne kemi një aparat tretës të veçantë. Një dietë e gabuar, infekton organet si në rastin e apendicitit, që në Shqipëri është problematik.
Po raporti me ujin?
Raporti me ujin është i rëdësishëm, në çdo 25 kg peshë duhet 1 litër ujë . Duhet të pimë ujë, 90 përqind e trurit është ujë, organizmi ka nevojë për ujë.
Ç’duhet bërë për të qenë më të shëndetshëm?
Duhen reduktuar faktorët insulinikë, të cilët lodhin pankreasin por jo vetëm. Pra duhen reduktuar karbohidratet (buka, sheqeri). Duhen evituar ushqimet me impakt të lartë glicemik. Për shembull 100 gr oriz kanë treguesin e karbohidrateve 80 ndërsa 100 gr kumbulla e kanë 35. Me fjalë të tjera të jetosh mirë është të mbash larg sëmundjet e ushqimi është medikamenti i parë.
Si duhet të organizohemi atëherë?
Kam takuar njerëz që hanë pak për dietë, për të humbur peshë. Është gabim, është si karburanti i makinës që mbaron shpejt kur është pak. Duhet të plotësojmë nevojat e organizmit, në disa vafte të ditës, jo vetëm ato klasiket. Unë prozoj ushqim me bazë kalorik, proteinik, por gjithnjë në raport të drejtë me metabolizmin e individit, por jo të grupit të gjakut e as provave të tjera unifikuese. Secili nga ne përbën një univers me vete. Integratorët ushqyes, ndihmojnë gjithshtu në mbajtjen normale të parametrave të trupit.