Djali i Robert Kenedit ka postuar në Instagram identitetin e vrasësit të babait të tij, 50 vite pas ekzekutimit.
Bobi Kenedi u vra në vitin 1968, pasi palestinezi Sirhan Sirhan hapi zjarr drejt tij në një hotel të Los Anxhelesit.
Sirhani u dënua për vrasjen e politikanit, por sot, djali i ish senatorit amerikan thotë se vrasësi i vërtet ishte në fakt një roje i hotelit.
Edhe pse Sirhani qëlloi kundër të atit, plumbat që i dhanë fundi jetës erdhën nga Thane Eugene Cesar, sipas djalit.
“Thane Eugene Cesar vdiq në Filipine. Provat tregojnë se ai është vrasësi i babait tim. Ai punonte si rojë në një zonë sekrete të fabrikës së ‘Lockheed’, në Burbank. Te hoteli ‘Ambasador’ kishte filluar punë një javë para se të kryente vrasjen”, thotë djali i Robert Kenedit.